KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Mesi: NISMA 16+1 – platformë e rëndësishme komunikimi dhe ndërveprimi
Mesi: NISMA 16+1 - platformë e rëndësishme komunikimi dhe ndërveprimi

Mesi: NISMA 16+1 – platformë e rëndësishme komunikimi dhe ndërveprimi

Zëvëndës kryeministrja shiptare Senida Mesi ka deklaruar se “Shqipëria është e gatshme për të vazhduar angazhimin me projekte konkrete kombëtare dhe ndër-rajonale” në kuadrin e bashkëpunimit mes Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, e njohur si NISMA 16+1.
Zoti Mesi mori pjesë në Samitine 6-të të mbajtur të hënën në Budapest ku u theksua se NISMA 16+1 synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Sipas zonjës Mesi drejtimet dhe fushat e bashkëpunimit në kuadër të kësaj Nisme, janë në të njëjtën linjë me prioritetet aktuale që ka Shqipëria. Në shumë prej tyre ajo ka mundësi për të ofruar dhe realizuar bashkëpunime e përfitime konkrete. Përmenden fusha si: energjia, infrastruktura, transporti, industria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve, bujqësia, zonat ekonomike, arsimi, kultura etj.
Zëvëndës Kryeministrja Senida Mesi në fjalën e saj ka theksuar rëndësinë e kësaj nisme si një instrument shumë i mirë bashkëpunimi ndërmjet shteteve në drejtim të rritjes dhe përforcimit edhe më tej të marrëdhënieve mes tyre në fusha të ndryshme.
Ajo nënvizoi se Shqipëria e shikon këtë nisëm si një platformë të rëndësishme komunikimi dhe ndërveprimi. Numri dy i qeverisë shqiptare theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të vazhduar angazhimin me projekte konkrete kombëtare dhe ndër-rajonale në infrastrukturë rrugore e hekurudhore, energji, turizëm apo bujqësi, gjëra të cilat do të përmirësojnë edhe më tej cilësinë dhe efektivitetin e këtij partneriteti.
Në kuadër të samitit, u firmosën 2 marrëveshje bashkëpunimi me Kinën: një në fushën e doganave dhe një në fushën e energjisë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes vendeve.
Përveç takimeve të liderëve, samiti u shoqërua edhe me një forum biznesi dhe me takime mes koordinatorëve kombëtarë të çdo vendi. Në të njëjtën kohë, u firmos edhe “Udhërrëfyesi i Budapestit”, i cili do të përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse.
Shqipëria deklaron se mbetet mbështetëse e çdo nisme që sjell përfitime të ndërsjella për ekonominë dhe popujt. Ajo është e vendosur për të ndjekur nismat e ndërmarra duke u përpjekur t’i kombinojë ato me agjendën e integrimit evropian.

Sicred