KRYEFAQJA » LAJME » Mesi: Integrimi në BE kërkon punonjës publikë të aftë
Mesi: Integrimi në BE kërkon punonjës publikë të aftë

Mesi: Integrimi në BE kërkon punonjës publikë të aftë

Shqipëria po përgatitet seriozisht të nisi procesin e negociatave për integrimin në BE. Autoritetet shqiptare thonë se për këtë kërkohen punonjës publikë të aftë. Në takimin e tetë të Bordit Drejtues të Nivelit Ministror të Shkollës Rajonale të Administratës Publike të mbajtur në Tiranë, zëvendëskryeministrja shqiptare Senida Mesi në prani edhe të ministrave që mbulojnë administratën publike në vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se “Procesi i negociatave të BE është i gjatë dhe kompleks, prandaj është shumë e nevojshme të kemi punonjës publik, të aftë, të ndërgjegjshëm për të menaxhuar sfidat që na presin përpara”. Zonja Mesi vlerësoi me këtë rast se bashkëpunimi ndërinstitucional merr një rëndësi shumë të vecantë. “Marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi rajonal janë elementë shumë të rëndësishëm të procesit të stabilizim-asociimit, ndaj dhe shkolla rajonale e Administratës Publike si një iniciativë e përbashkët e vendeve të Bashkimit Perëndimor është dëshmi e angazhimit tonë për të aderuar në familjen e madhe europiane” tha zëvendëskryeministrja shqiptare Senida Mesi.

Sicred