KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mesi e Maradona-Imazh frymëzimi për fëmijët

Mesi e Maradona-Imazh frymëzimi për fëmijët

Mesi dhe Maradona janë kthyer në një imazh frymëzimi për fëmijët. Figurat e dy yjeve të futbollit brazilian janë pikturuar në muret e palestrës ku fëmijët luajnë futboll. Lionel Mesi dhe Diego Maradona përshkruhen në një pikturë të frymëzuar nga Krijimi i Adamit të pikturuar nga Mikelangelo.

“Për ne fusha e futbollit është një tempull i shenjtë. Dhe çfarë mund të jetë frymëzim më i mirë për fëmijët se imazhi i dy futbollistëve të adhuruar nga të gjithë, Mesi e Maradon, të krahasuar me perëndëinë dhe Adamin” – ka thënë Ricardo Elsegod, trajner i klubit sportiv Pereira. – Klubi ka bërë përpjekje të mëdha për ta kthyer fushën e futbollit në një vend të bukur, tërheqës, një vend që t’i frymëzojë fëmijët për të luajtur futboll”. Edhe një fëmijë, Thiago Amaya, i cili luan mjaft mirë futboll dhe në të adhmen kërkon të bëhet një lojtar i madh si Mesi e Maradona shprehet se vendi ku stërviten i pëlqen shumë. “Futbolli është pasioni im – shprehet Tiago – Më pëlqen ta luaj këtë lojë të bukur, të shënoj gola dhe synoj të bëhem një kampion i madh si Mesi”.

Sicred