KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mesi dhe Maradona, historia e përbashkët
Mesi dhe Maradona, historia e përbashkët

Mesi dhe Maradona, historia e përbashkët

Kur Lionel Mesi bëri golin dhe vrapoi në cepin e fushës duke gëzuar, kamerat pëveç tij fokusuan edhe tribunën e stadiumit të Shën Petersburgut, ku ndodhej Diego Maradona, me gëzimin e tij të çmendur. Ky ishte momenti i ndeshjes: Mesi-Maradona. Në fushë dhe jashtë fushe, e tashmja dhe e kaluara. Njëri duke u përpjekur për të fituar trofeun që i mungon në karrierën e tij të jashtëzakonshme, dhe tjetri duke parë, a do të përsëritet historia apo jo.
Transmetuesit pritet ta trajtojnë Maradonën me më shumë ndjeshmëri gjatë çerekfinales së të shtunës kundër Francës. Duke shoqëruar çdo veprim të 57-vjeçarit. Por duket se krahasimet midis këtyre dy lojtarëve nuk i bëjnë mirë Mesit. Sa herë që vjen Kampionati Botëror, Messi është i rrethuar nga hija e Maradonës. Tridhjetë e dy vjet pasi një sulmues argjentinas ngriti trofeun, një tjetër pritet të bëjë të njëjtën gjë. Por midis Mesit dhe Maradonës, nuk ka pasur asgjë tjetër veçse nderimit. Mesi e ka përshkruar Maradonën si “frymëzim” të tij, ndërsa vetëm këtë javë Maradona ka drejtuar një mesazh personal tek Messi, duke thënë: “Nuk është faji yt, unë jam me ty dhe të respektoj si gjithmonë”.
Por ata janë të kundërt. Ndërsa Maradona është i zjarrtë, flet shumë, Mesi është i qetë dhe mundohet të flasë sa më pak. Në Argjentinë kanë një shprehje: Peço Frio- që do të thotë, kur duhet të nxehesh ruaj gjakftohtësinë dhe e kundërta. Ky është problem i Maradonës. Fitorja e Argjentinës ndaj Nigerisë mundi ta zgjasë qëndrimin e tyre në Kupën e Botës për disa ditë. Por për sa kohë që ata do të jenë në botëror, problemi i Maradonës është edhe problemi i Messit.

Sicred