KRYEFAQJA » LAJME » Meshë në “Ngjallja e Krishtit” për nder të Patriarkut Kiril
Meshë në “Ngjallja e Krishtit” për nder të Patriarkut Kiril

Meshë në “Ngjallja e Krishtit” për nder të Patriarkut Kiril

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur të dielën një meshë në nder të Patriarkut të Kishës Ortodokse Ruse, Kirili, i cili që prej të shtunës ka nisur vizitën e tij të parë në Shqipëri. Kryepeshkopi Anastas me fjalë të zgjedhura i ka uruar atij mirëseradhjen.
Vetë kreu i Kishës Ortodokse Ruse është shprehur se vizita e tij hap një kapitull të ri marrëdhëniesh miqësore mes kishave. ” Zoti na dërgoi mirësinë e tij dhe Kisha Autoqefale e Shqipërisë e shkatërruar plotësisht në të kaluarën, sot u ringrit me një lavdi të re falë veprës vetëmohuese të Primatit të saj fortlumturisë, Anastas. Shpresoj që me ndihmën e Zotit, vizita ime paqësore të hapë një kapitull të ri për marrëdhëniet midis kishave tona ortodokse lokale vëllazërore” tha ai.
Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës, me presidentin Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë, me kryeministrin Edi Rama.
Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet të hënën në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sicred