KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mesazhet e pilotëve për Niki Hajden

Mesazhet e pilotëve për Niki Hajden

Nga Valentino Rosi, mik i ngushtë dhe ish-shok skuadre me të, te Biazi, Markez e Melandri. Kampionët e motorëve i kanë dedikuar mesazhe mallëngjyese, mbështetëse për Niki Hajden nëpër rrjetet e tyre sociale. Ky i fundit është duke luftuar për jetën pasi u përplas me makinë dy ditë më parë. Hajden po ecte me biçikletë kur një makinë pezho e ka përplasur keq duke i shkaktuar trauma të rënda në kokë dhe në gjoks. Mesazhi i Rosit për Hajden është më i ndjeri nga të gjithë. Valentino i ka shkruar një tekst të gjatë në profilin e tij për t’i dhënë kurajo mikut të tij. “Niki është një nga miqtë e mi më të mirë që kam patur në skuadër. Kujtimi më i bukur që kam prej tij është kur erdhi për të më dhënë dorën pas garës së tij të pafat në Valencia 2015”. Ndërsa Melandri ka shkruar: “Niki nuk duhet të dorëzohet. Gjithmonë ka luftuar për sigurinë e të tjerëve gjatë garave”. Maks Biaxhi e kujton kështu Hajden: “Eshtë një njeri fantastik, i gjallë dhe i apasionuar, por fati deshi që pikërisht në një stërvitje banale të pësonte një aksident të tillë. Jemi kënaqur gjithnjë me pak, na mjaftonin një motor dhe dy goma. Shpresoj ta shikoj sërish mbi motor sa më shpejt të jetë e mundur”. Nuk ka munguar as Mark markez teksa shkruan: “Të dërgoj gjithë forcën e botës Niki! Gjithë mendimet e mia janë për ty”. “Bëhu i fortë dhe vazhdo të luftosh” – janë fjalët e pilotit të Dukatit, Horge Lorenco. “Mos u dorëzo” – shprehet Andrea Janone. Ndërsa Dani Pedroza i uron më të mirën mikut të tij, Niki”.

Sicred