KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mesazhe inkurajuese për sër Aleks Ferguson

Mesazhe inkurajuese për sër Aleks Ferguson

Mesazhet mbështetëse në drejtim të sër Aleks Ferguson, ish-trajnerit legjendar të Mançester Junajtid nuk kanë fund, ndërsa ai po kalon momente të vështira pas ndërhyrjes emergjente kirurgjikale për shkak të një hemoragjie në tru.
Ndërsa familja ka kërkuar të ruhet privatësia, David Bekam, një nga lojtarët më të dashur të Fergusonit dhe që ia dedikon atij karrierën futbollistike ka shkruar në Instagram, për trajnerin e tij: «Lufto Boss .. Ju dërgoj gjithë lutjet dhe dashurinë për Ketin dhe gjithë familjen”.
Ish-sulmuesi i Junajtid, Uein Runi shkruan në Twitter: “Kthehu shpejt Boss, jam pranë jush familjes tuaj në këtë moment të trishtueshëm”.
Një mesazh i përzemërt vjen edhe nga Edwin van der Sar dhe bashkëshortja e tij, Annemarie. Van der Sar, ishte portieri i Mançester Junaitid , kur Annemarie, pësoi një hemorragji të trurit në 2009, por tashmë ajo është rikuperuar. “Jemi të shqetësuar nga lajmi që morëm për Sir Alex. Ne e dimë shumë mirë këtë situatë. Qëndroni të fortë dhe të shpresojmë të gjithë sëbashku që ai të shërohet” shkruan Edwin & Annemarie.
Michael Carrick, mesfushor i United, shprehet se është “absolutisht i shkatërruar”. “Të gjitha mendimet dhe lutjet e mia janë me të dhe me familjen e tij. Bëhu i fortë Boss”.
Tepër i shqetësuar shfaqet edhe Vinsent Kompani: “Mbahu Sër Aleks. Mendimet e mia janë për familjen dhe të gjithë miqtë e ngushtë”.
Edhe kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, shkruan: “Mendimet e mia janë me Alex Ferguson dhe familjen e tij, duke i uruar atij një rimëkëmbje të plotë dhe të shpejtë”.
Fergusoni doli në pension 5 vite më parë kur u largua nga Mançester Junajtid, pasi fitoi 13 tituj të Premier League dhe dy Kupa Kampionesh gjatë kohës së tij në “Old Trafford”.

Sicred