KRYEFAQJA » LAJME » Mes baltës e pluhurit drejt Apolonisë

Mes baltës e pluhurit drejt Apolonisë

Janë vetëm 3 km nga rruga kombëtare Fier- Seman për shkuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, por ajo është e amortizuar madje e shkatërruar në të gjithë gjatësinë e saj. Pamjet i përkasin një situate dramatike të rrugës, për ironi të fatit edhe pse Apollonia po promovohet tashmë nga qeveria shqiptare si një prej 100 destinacioneve turistike për tu vizituar në Shqipëri.

Sipas banorëve dhe drejtuesve të automjeteve rruga po degradon me shpejtësi . Kërkohet investim i plotë dhe jo mbushje e gropave dhe arnime siç po ndodh. Banorët e kësaj zone thonë se i kanë bërë shpesh thirrje qeverisë shqiptare të bejnë të mundur rikonstruksionin e kësaj rruge. Ajo është imazhi i shtetit shqiptar pasi në të kalojnë çdo ditë qindra vizitorë të huaj nga e gjithë bota.

Drejtuesja e parkut arkeologjik të Apollonise Ornela Durmishaj është shprehur se situata e rrugës është e keqe dhe ka ndikuar në ardhjen e turistëve.  Por një investim nga qeveria parashikohet të nisi së shpejti.

Rruga që lidhet me segmentin nacional Fier – Seman me pikën turistike të Apollonisë është në prioritet kryesore të Bashkisë së Fierit. Zëdhëneëja e Bashkisë Fier është shprehur se kjo rrugë është në faze tenderimi. Në fillim të Majit të këtij viti hapet faza tenderuese e asfaltimit për këtë aks rrugor ndërkohë që ndërmarjet vartëse të shërbimeve publike të bashkisë do të kryejnë rikonstruksionin e rrugës në fjalë.

Sicred