KRYEFAQJA » LAJME » Merret në pyetje Agron Xhafa

Merret në pyetje Agron Xhafa

Një akt-ekspertim i kryer në laboratorin kriminalistik të Romës dhe një dëshmi e Agron Xhafës, janë dy provat e reja që prokurorët e krimeve të rënda kanë mundur të sigurojnë, gjatë dy ditëve qëndrimi në Rome për llogari të këtij hetimi.

Edhe pse nuk konfimohet zyrtarisht nga organi qëndror i akuzës, mësohet se Agron Xhafa, vëllai i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa, është marr në pyetje nga grupi i hetimit, në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen, pa patur nevojën e përfaqësimit me avokat.

Prokurorët e çështjes dhe dy oficer të lartë policie ndodhen prej dy ditësh në Romë për të kryer akt-ekspertimin e audio përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafës. Ky i fundit u vetë-dorëzua një javë më parë tek autoritet italiane për të vuajtur dënimin përfundimar të thënë nga Gjykata e Casacionit në vendin fqinj në vitin 2012 me 7 vjet e 2 muaj.

Edhe pse prej ditës së djeshme u njoftua se zyrtarisht ndaj Agron Xhafës kishte nisur dhe hetimi pasuror, marrja e tij në pyetje ishte çështje orësh. Ai përfaqësohet në shqipëri nga avokati Ardian Visha i cili nuk ka qënë prezent në këtë seancë pyetjesh.

Në funksion të këtij hetimi prokuroria ka regjistruar zërin e dy të pretenduarve në audio-përgjim, për të cilët Partia Demokratike ka deklaruar se flasin për pazare droge.

Sicred