KRYEFAQJA » LAJME » Bota » MERKEL VIZITON ARMENINË. I QUAN VRASJET MASIVE TË 1915-ËS SI ‘KRIME TË URRYERA QË NUK DUHEN HARRUAR’

MERKEL VIZITON ARMENINË. I QUAN VRASJET MASIVE TË 1915-ËS SI ‘KRIME TË URRYERA QË NUK DUHEN HARRUAR’

Vrasjet masive të armenevë gjatë kohës së perandorisë osmane, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka përshkruar “si krime të urryera ndaj armenëve të cilët nuk mund dhe nuk duhet të harrohen”. Merkel e cila filloi dje një vizitë në Armeni, fillimisht vizitoi një memorial kushtuar viktimave të atij që Armenia e përshkruan si genocid.  Armenët thonë se të paktën 1.5 milionë persona u vranë gjatë luftë së parë botërore ndërsa perandoria otomane po shpërbëhej, dhe ky pretendim mbështetet nga shumë vende të tjera. Parlamenti gjerman i ka njohur masakrat ndaj armenëve si genocid përmes një rezolute të miratuar në qershor të 2016-ës. Kjo rezolutë gjithashtu pranon faktin se Gjermania, e cila gjatë luftës së parë botërore ishte një aleat i Turqisë Osmane, nuk ka bërë asgjë për të ndalaur vrasjet. Në komentet e saj Merkel, anashkaloi përdorimin e fjalës genocid, sic duket për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve të ngjashme me ato të vitit 2016, kur Turqia tërhoqi ambasadorin e saj nga Berlini, në kundërpërgjijge të rezolutës. Qeveritë turke që pasuan perandorinë për dekada të tëra kanë mohuar ekzistencën e përpjekjeve të orkestruara për të zhdukur popullsinë etnike armene të Perëandorisë Osmane. Turqia pretendon se numri i armenëve të vrarë në vitin 1915 është shumë më i vogël se 1.5 milionë dhe se vrasjet ndodhën më shumë për shkak të konfliktit civil se sa për shkak të një programi të planifikuar osman për zhdukjen e minoritetit të krishterë etnik.

Sicred