KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel Thaçit: Gjermania në krahun tuaj, por luftoni krimin dhe korrupsionin

Merkel Thaçit: Gjermania në krahun tuaj, por luftoni krimin dhe korrupsionin

Kosova duhet të shtojë përpjekjet kundër korrupsionit dhe papunësisë. Ky ishte mesazhi që përcolli kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërsa pranoi zhvillimet pozitive në dialogun me Serbinë, kancelarja gjermane theksoi se marrëveshjet e arritura mes dy vendeve duhet të zbatohen. Në konferencën e përbashkët për shtyp Presidenti Thaçi pohoi se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkan. Ai ka shtuar se faza përfundimtare e dialogut me Serbinë nuk do të jetë e lehtë, por vlerëson se nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara. Gjatë qëndrimit në Berlin, presidenti Thaçi zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Gjermani me te cilet diskutoi mbi axhendën evropiane të Kosovës.Viti 2018 është periudhë kur Bashkimi Evropian pret përparim në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

Sicred