KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel: Takimi me Putin do të jetë i komplikuar
Merkel: Takimi me Putin do të jetë i komplikuar

Merkel: Takimi me Putin do të jetë i komplikuar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të zhvillojë bisedime të komplikuara për Sirinë dhe kryesisht Ukrainën me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili do të vizitojë nesër Gjermaninë. “Do të ketë kundërvënie dhe, sigurisht, do të ketë gjithashtu pika mbi të cilat ne mund të reflektojmë në mënyrë që të mund të nxisim dhe përmirësojmë bashkëpunimin tonë dypalësh apo ndërkombëtar”, deklaroi sot kancelarja gjermane, Merkel gjatë një konference në Berlin me reastin e vizitës së kryeministrit malazez, Dushko Markoviç. “Numri i problemeve që na shqetësojnë, nga Ukraina tek Siria duke kaluar nga çështja e bashkëpunimit, përfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik, është aq i lartë sa që është e justifikuar të jemi në dialog të vazhduar”, tha ajo. “Asnjë rezultat në veçanti nuk pritet nga takimi i nesërm”, shtoi kancelarja gjermane. Gjermania dhe Franca janë mbikqyrëset e procesit të paqes në Ukrainë që sot duket në një pikë të vdekur. Rusia akuzohet nga Kievi dhe perëndimorët se po mbështesin ushtarakisht separatistët në Lindje të Ukrainës, që ajo e mohon.

Sicred