KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel pro sulmeve në Siri
Merkel pro sulmeve në Siri

Merkel pro sulmeve në Siri

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur sulmet e SHBA, Britanisë dhe Francës në Siri, kundër përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve. Më herët ajo tha se se Gjermania nuk bën ndërhyrje ushtarake në Siri. Sipas zonjës Merkel, Rusia ka penguar një hetim të pavarur të asaj që ndodhi me armët kimike, përmes bllokadës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “Duke pasur parasysh këtë, aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë kryen sulme ajrore kundër objekteve ushtarake të regjimit sirian sonte. Kjo qasje synon të kufizojë aftësinë e regjimit për të përdorur armë kimike dhe për të parandaluar atë nga shkelje të mëtejshme të Konventës për Armët Kimike” tha kancelarja gjermane. “Ne mbështesim që aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë marrë përgjegjësinë në këtë mënyrë. Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të ruajtur efektivitetin e ndalimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian për shkelje të mëtejshme” thekson në deklaratën e saj kancelrja gjermane Angela Merkel.

Sicred