KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel për Trump: Gjermania i merr vendimet në mënyrë të pavarur

Merkel për Trump: Gjermania i merr vendimet në mënyrë të pavarur

Gjermania i merr vendimet e saj në mënyrë të pavarur, konfirmoi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel në përgjigje të kritikave të Donald Trump, i cili e akuzoi Berlinin se po pasuronte Rusinë dhe se nuk po kontribuonte mjaftueshëm në përpjekjet ushtarake të NATO-s. “Ne mund t’i realizojmë vetë politikat tona, ne mund të marrim vendime të pavarura”, theksoi ajo, pa cituar drejtpërdrejt presidentin amerikan, Donald Trump, pas mbërritjes në samitin e NATO-s në Bruksel, shënuar nga kritikat e ashpra të presidentit amerikan kundër vendit të saj. Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë kritikoi sot Gjermaninë duke e akuzuar si “të burgosur” të Rusisë për shkak të varësisë së gazit natyror dhe marrëveshjes për tubacione të gazit me Moskën. “Gjermania po pasuron Rusinë”, theksoi ai. “Ajo i paguan miliarda dollarë Rusisë për furnizimet me energji dhe ne duhet të paguajmë për ta mbrojtur kundër Rusisë. Si shpjegohet kjo? Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi ai. Presidenti amerikan nuk ka reshtur së kërkuari europianëve dhe gjermanëve në mënyrë të veçantë të rrisin shpenzimet ushtarake për të respektuar angazhimin e tyre.

Sicred