KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel për bisedimet për koalicionin
Merkel për bisedimet për koalicionin

Merkel për bisedimet për koalicionin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se blloku i saj konservator dhe social-demorkatët vazhdojnë të kenë pengesa që duhet të qartësohen, përpara se të hyjnë në bisedime formale për koalicionin.Duke folur në ditën e fundit të bisedimeve , Merkel tha se do të jetë “një ditë e vështirë”, porse ajo “do të angazhohet me gjithë energjinë”. Merkel tha se gjermanët presin rezultate. Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve federale, Gjermania nuk ka ende qeveri. Merkel, e cila synon mandatin e katërt si kancelare, mbështet shpresat te bisedimet e suksesshme me social-demokratët, për formimin e “koalicionit të madh”. Një koalicion i ngjashëm e ka udhëhequr Gjermaninë, ekonominë më të madhe në Evropë, nga viti 2013 deri më 2017.

(Visited 15 times, 15 visits today)
Sicred