KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel nga Pekini mbështet tregtinë e lirë

Merkel nga Pekini mbështet tregtinë e lirë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështeti sot tregtinë e lirë në ditën e parë të vizitës në Pekin, ndërkohë që Gjermania, ashtu si Kina janë në shënjestër të presidentit amerikan, Donald Trump për sufiçitin e tyre tregtar masiv përballë SHBA-së. Kancelarja gjermane, pritur me të gjitha nderimet në Pallatin e Popullit, kujtoi se bëhej fjalë për vizitën e njëmbëdhjetë në Kinë. “Kina dhe Gjermania kanë avancuar në promovimin e multilaterizmit dhe në mbështetjen e tregtisë së lirë”, deklaroi ajo për shtypin në përfundim të një takimi me kryeministrin kinez, Li Keqiang. “Ne mendojmë se dy vendet tona janë përballur me disa sfida në aspektin e zhvillimit ekonomik. Këto sfida mund të përmbushen nga bahkëpunimi i përbashkët”, theksoi Li. “Ne duhet të mbështesim procesin e globalizimit dhe qarkullimit të lirë të investimeve”, shtoi ai. Vizita dyditore e Merkel në Kinë u zhvillua ndërkohë që amerikanët dhe kinezët arritën javën e kaluar në një armëpushim në luftën e tyre tregtare, njoftuar menjëherë para aktivizimit të parashikuar të tarifave doganore ndëshkuese për prodhimet kineze në SHBA.

Sicred