KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel në parlament përballë daljes së Britanisë nga BE
MERKEL, Merkel në parlament, përballë daljes së Britanise , britania del nga BE

Merkel në parlament përballë daljes së Britanisë nga BE

Në prag të takimit të 27 vendeve të Bashkimit Evropian në Bruksel të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel informoi sot Bundestagun lidhur me strategjinë e Gjermanisë përballë daljes së Britanisë nga BE-ja. Kancelarja shpreson që, një pjesë e mirë e mesazhit të saj, të kapet nga politikanët përtej kanalit. Kancelarja paralajmëroi Londrën të mos presë marrëveshje që do të privilegjonte Mbretërinë e Bashkuar. “Një shtet i tretë, siç do të quhet tani Britania, nuk mund të gëzojë të njëjtat përparësi apo të jetë në të njëjtat pozita të mira krahasuar me një vend anëtar te BE-së”, tha Merkeli. “Kam pershtypjen se disa njerëz në Britani kane iluzione në këtë drejtim. Por po humbasin kohë”. Kjo deklaratë shkaktoi duartrokitje nga anëtarët e Bundestagut. Merkeli përsëriti se negociatorët do të merren me të gjitha hollësitë e daljes së Britanisë nga BE-ja, përfshi detyrimet financiare që mund të shtrihen edhe përtej largimit të Britanisë, para se të lidhet ndonjë marrëveshje e re për një marrëdhënie të ardhshme Britani-BE. “Qëllimi ynë është të arijme marrëveshjen më të mirë për Evropën dhe qytetarët e saj”, tha zonja Merkel duke shtuar se negociatat mund të fillojnë vetëm pas zgjedhjeve parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar më 8 Qershor. Por jo i gjithë fjalimi u përqëndrua te konfliktet e interesit. Kancelarja tha se Gjermania dhe BE-ja kanë interes nga nje Britani e fortë dhe e begatë. Ajo tha se një nga perparësite e saj është të qartësojë statusin e rreth 100,000 shtetasve gjermanë që jetojnë përgjithmonë në Britani. Në këmbim, Gjermania është gati t’u ofrojë emigrantëve britanikë një marrëveshje të drejtë. Ajo shprehu besim se, edhe pas ndarjes, të dyja palët do të luftojnë së bashku kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

 

Sicred