KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel: Modifikimi i kufijve Kosovë-Serbi, pasoja për Ballkanin
Merkel: Modifikimi i kufijve Kosovë-Serbi, pasoja për Ballkanin

Merkel: Modifikimi i kufijve Kosovë-Serbi, pasoja për Ballkanin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralejmëroi se marrëveshja e mundshem në mes Kosovës dhe Serbisë për modifikimin e kufirit të tyre të përbashkëtmund të ketë pasoja në rajonet e tjera të Ballkanit. Merkel i bëri këto komente gjatë një konference për media në Berlin së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkovic. “Ne natyrisht se i mbështesim të gjitha bisedimet, që mund të cojnë drejt qëllimit, por në të njëjtën kohë, themi se integriteti territorial ashtu sic është tani është një vlerë e rëndësishme”, tha Merkel. Ajo paraljmëroi se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për territorin e tyre kufitar, mund të krijojë precedent dhe mund të cojë në negociata të ngjashme në vendet e tjera të ballkanit. “Duhet të jemi të kujdeshshmë që negociat në një vend të mos cojnë në negociata në një vend tjetër”, u shpreh Merkel. Pllenkovic në anën tjetër tha se duhet të respektohen kufijtë dhe se cdo ndryshim territorial mund të ndikojë në pjesë të tjera të Ballkanit dhe të cojë drejt jostabilitetit.

Sicred