KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel i jep lamtumirën CDU
Merkel i jep lamtumirën CDU

Merkel i jep lamtumirën CDU

Angela Merkel tërhiqet pas 18 vjetësh në krye të CDU-së dhe mban sot fjalimin e fundit përpara kongresit të partisë në Hamburg. Kristian demokratët gjermanë zgjedhin sot pasardhësin e saj në krye të partisë nëpërmjet 1001 delegatëve të mbledhur në qytetin e madh bregdetar në veri të vendit.
Eksperti i financave Friedrich Merz, sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn janë në garë zyrtarisht, por delegatët mund të propozojnë në kongres edhe të tjerë kandidate. Friedrich Merz po feston rikthimin e tij në politikë. Deri në vitin 2002 ai drejtonte grupin parlamentar të kristiandemokratëve në Bundestag. Kur Merkel e pretendoi për vete këtë post ai i zhgënjyer u largua nga politika dhe vazhdoi karrierën në ekonominë e financave. Ndër të tjera ai ka qenë konsulent tek administruesi i pasurive Blackrock e për këtë arsye ka shumë dyshime për shkak të pasurisë së vënë prej tij në këtë kohë. Merz është milioner sipas deklaratave të tij të pasurisë dhe shumë analistë mendojnë se kjo mund të kthehet ne disavantazh. Ai megjithatë konsiderohet kandidat kryesor për drejtimin e partisë pasi ka folur hapur për politikat gjermane me emigrantët.
Jens Spahn është kandidati më i ri, që konsiderohet krejt ndryshe ndër kandidatët e tjerë. Në anketime ai renditet i fundit. Ministri i Shëndetësisë konsiderohet si kundërshtar i politikës së Merkelit ndaj refugjatëve dhe mbështetës i temave klasike konservatore: “Partia është për shtetin ligjor dhe sigurinë brenda vendit – në park, në rrugë por edhe në kufi. Ne jemi parti për Europën. Për një Europë që bazohet tek mbrojtja e saj, mbrojtja e qytetarëve të saj dhe mbrojtja e vlerave të saj” citohet të ketë thënë ai.
Krejt ndryshe pozicionohet favoritja e Merkelit Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo konsiderohet sie besuara e kancelares dhe ka pozicione të ngjashme si ajo. P.sh. kur është fjala për raportet mes SHBA-së dhe Gjermanisë dhe rolin e Gjermanisë në NATO:  “Edhe në NATO kanë ndryshuar kohët, kohët kur ndodhte diçka përreth nesh, e dikush nga jashtë me preferencë SHBA-ja duhej të sillnin material, njerëz e ndoshta edhe të ndërmerrnin diçka. Këto kohë kanë marrë fund. Ne duhet ta marrim sërish, të marrim më shumë vet përsipër për sigurinë tonë. Kjo do të thotë, që ne edhe duhet të investojmë më shumë para për këtë” citohet të ketë thënë ai.
Fituesi zgjidhet ai që në raundin e parë merr 50%+1 të votave të atyre që marrin pjesë. Nëse në raundin e parë nuk ka fitues atëhere dy të parët të renditur garojnë edhe një herë përballë njeri-tjetrit.

Sicred