KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, Merkel në fazën e fundit të negociatave

Gjermani, Merkel në fazën e fundit të negociatave

Ka një sërë temash për të cilat ende nuk kemi rënë dakord, dhe në ditët në vijim na pret një punë e madhe pasi problemet nuk janë zgjidhur të gjitha. Ka qenë kjo deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel e cila ka shuar entuziazmin për arritjen e një marrëveshjeje për koalicionin e ri qeverisës në vend. Ajo e bëri deklaratën për gazetarët pak moment para nisjes së negociatave në Berlin. Për liderin e socialdemokratëve Martin Shulz, ka më shumë rëndësi një marrëveshje e kujdesshme se sa një marrëveshje e shpejtë. Dhe ai nga ana e tij konfirmoi se në ditët e ardhshme do të negociohet më ashpër për sa i përket kontratave të punës për një kohë të caktuar dhe për politikat shëndetësore. Shulz theksoi se nuk do të lejonte që presioni për kohën të kushtëzonte marrëveshjen, por njëkohësisht premtoi se nuk do të ishte ai arsyeja e zgjatjes së negociatave.

Sicred