KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel fiton zgjedhjet shtetërore në Saarland

Merkel fiton zgjedhjet shtetërore në Saarland

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka arritur të fitojë lehtësisht zgjedhjet shtetërore në Saarland, të cilat konsideroheshin si një test shumë i rëndësishëm përpara zgjedhjeve të shtatorit. Partia e saj kristian demokrate, CDU, ka arritur të marrë 40.7% të votave në Saarland, ndërkohë që Social Demokratët (SPD) kanë arritur të marrin vetëm 29.6%. Zgjedhjet në Saarland, një shtet i vogël me rreth 1 milionë banorë, janë cilësuar si një tregues për zgjedhjet e shtatorit në të cilat Merkel garon për të marrë mandatin e katërt në krye të Gjermanisë. Aktualisht Saarland qeveriset nga një koalicion mes kristian demokrateve dhe social demokrateve si partneri i vogël, duke pasqyruar në këtë mënyrë edhe qeverinë kombëtare.

Sicred