KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merilend, tre të plagosur nga të shtënat me armë
Merilend, tre të plagosur nga të shtënat me armë

Merilend, tre të plagosur nga të shtënat me armë

Mediat amerikane raportuan sot për të shtëna në një shkollë të mesme në kontenë Seint Meri të Merilendit, ku studiojnë rreth 1500 studentë. Sipas zëdhënëses së sherifit të kontesë, tre persona janë qëlluar, përfshi edhe agresorin. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe nuk raportohet për viktima. Sipas mediave lokale, agresori u qëllua nga një roje i sigurisë së shkollës, pas fillimit të incidentit, por autoriettet nuk kanë dhënë shumë detaje për ngjarjen. Ndërkohë, studentët e shkollës kanë filluar të evakuohen nga mjediset e shkollës për në një godinë tjetër në afërsi të saj. Në vendngjarje kanë shkuar edhe agjentët e FBI-së.

Sicred