KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meriland, 5 viktima në redaksinë e “Capital Gazette”
Meriland, 5 viktima në redaksinë e “Capital Gazette”

Meriland, 5 viktima në redaksinë e “Capital Gazette”

Ka shkuar në 5 numri i viktimave të sulmit në redaksinë e gazetës “Capital Gazette”, në Mariland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një person i armatosur u fut në zyrat e redaksisë së gazetës dhe filloi të qëllojë të gjithë me radhë, ndërsa shumë prej të pranishmëve u fshehën poshtë tavolinave të punës, deri në momentin që u ndalën të shtënat. Policia arriti të arrestojë agresorin dhe po e merr në pyetje, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë atë, të sulmojë me armë redaksinë e “Capital Gazette”.
Fil Davis, një reporter i kësaj gazete ka konfirmuar të shtënat ndaj disa personave pa dallim, ndërsa hetuesit thonë se agresori ka vepruar i vetëm. “Capital Gazette” zotërohet nga grupi mediatik “Baltimore Sun”,. Policia është urdhëruar gjithashtu të kontrollojë dhe sigurojë edhe mjediset redaksionale të “Baltimore Sun”. “Capital Gazette” është një e përditshme e shtypit të shkruar në qytetin Annapolis të Marylandit, ndërsa gazeta e saj simotër, “Maryland Gazette” është një prej gazetave më të vjetra amerikane.

Sicred