KRYEFAQJA » LAJME » MEPJ: Kërkesat e presidentit janë plotësuar!
MEPJ: Kërkesat e presidentit janë plotësuar!

MEPJ: Kërkesat e presidentit janë plotësuar!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar se ka plotësuar kërkesat e presidentit Meta lidhur me dhënien prej tij të autorizimit të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo bëhet e ditur në një njoftim të shkurtër të kësaj ministrie. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”, bën të ditur MEPJ. Një ditë më parë ishte vetë kryeministri Rama që e njoftoi këtë hap të hedhur nga ministria e jashtme. Ndërsa kreu i komisionit europian Junker kujtoi se zgjidhja e çështjeve me Greqinë përbën kusht për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. “Inkurajoj si Shqipërinë dhe Greqinë, ky është një element plus për të pranuar hapjen e negociatave” tha zoti Junker.

Sicred