KRYEFAQJA » LAJME » MEPJ dënon thirrjet raciste në Krushevë
MEPJ dënon thirrjet raciste në Krushevë

MEPJ dënon thirrjet raciste në Krushevë

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënuar atë që ajo e ka quajtur gjuhën e urrejtes ndaj shqiptarëve të përdorur gjatë përkujtimit të kryengritjes së Ilindentit në Krushevë të Maqedonisë. Incidenti u shënua pasditen e së enjtes në momentin që përfaqësues qeveritar vendosën kurora me lule pranë përmendore së kryengritësve të Ilindenit. “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur,” ishin thirrjet raciste që u dëgjuan gjatë ceremonisë ku merrte pjesë dhe presidenti maqedonas Gjorge Ivanov.
MEPJ shprehet se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme. Duke shpresuar se të tilla incidente nacionaliste që nxisin urrejten ndëretnike të mbesin të izoluara, MEPJ bëri thirrje që të hetohen nxitësit e saj dhe të vihen para drejtësitë. “Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin mes vendeve dhe qytetarëve tanë” vlerësohet në deklaratën e MEPJ për mediat.

Sicred