KRYEFAQJA » LAJME » MEPJ: Deklarata e MPJ greke, gjuhë provokuese e paprecedente
MEPJ: Deklarata e MPJ greke, gjuhë provokuese e paprecedente

MEPJ: Deklarata e MPJ greke, gjuhë provokuese e paprecedente

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dëshiron të shprehë indinjatën e thellë ndaj gjuhës provokuese dhe ndërhyrjes së paprecedentë që karakterizonte deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, datë 19 tetor 2017.
Përfshirja në debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe referimi i çështjeve të cilat janë në proces zbardhjeje nga organet e drejtësisë, përbën një shkelje të praktikës diplomatike të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve tona. Në deklaratën shqiptare dënohet deformimi i situatës duke siguruar se qeveria shqiptare ka ofruar regjistrim të pronës ekzistuese njëkohësisht me Ligjin i ri për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare që garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave, individualisht dhe në grup, kudo ku ato jetojnë, bazuar në kriteret dhe frymën e Konventës Kuadër për Pakicat Kombëtare të Këshillit të Evropës. Çdo referencë tjetër etno-nacionaliste që evokon deklarata e sipërcituar, bie ndesh me frymën dhe praktikat ligjore evropiane të mbrojtjes së pakicave kombëtare. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të
Republikës së Shqipërisë, rishpreh angazhimin e saj për të vazhduar trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve tona, në përputhje me frymën evropiane.

Sicred