KRYEFAQJA » LAJME » Menduh Thaçi i PDSH përkrah presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

Menduh Thaçi i PDSH përkrah presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

Lideri i Partisë Demoktratike Shqiptare, në Maqedoni, Menduh Thaçi ka dalë në mbështetje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për idenë e korrigjimit të kufijve. Në një intervistë për median vendase në Maqedoni ai thotë se e aprovon atë që thotë Presiendeti Thaçi, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve në Shqipëri e Maqedoni ta mbështetin Hashim Thaçin. “Unë ndryshe e kam kuptuar Presidentin e Kosovës dhe taktikën e tij. Më vjen shumë keq që shumë njerëz u implikuan pa vetëdije në debate, që e paraqitën presidentin e Kosovës në një situatë të duket si e palakmueshme. Duke nisur nga përvoja ime 30 vjeçare në politikë, unë e kam parasysh se çfarë thotë presidenti i Kosovës, çfarë qëllimi ka dhe plotësisht e mbështes atë që bën presidenti i Kosovës”, thotë Menduh Thaçi. Më tej ai i bën apel për të gjitha institucionet, për forcat politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, që ta mbështesin presidentin e Kosovës në këtë finale të lojës. “Këtu s’ka më kthim mbrapa. Kjo është finalja dhe ne duhet të jemi shumë të përgatitur e shumë të bashkuar në një qëndrim drejt Serbisë. Unë mendoj se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë në tërësi do t’i relaksojë raportet serbo-shqiptare dhe me automatizëm edhe raportet maqedonaso-shqiptare. Kjo është një çështje shumë, jashtëzakonisht e rastësishme” thotë Thaçi.

Sicred