KRYEFAQJA » LAJME » Memorandum bashkëpunimi për gjetjen e shqiptarëve të humbur

Memorandum bashkëpunimi për gjetjen e shqiptarëve të humbur

Ndërlidhja e kontakteve të humbura mes shqiptarëve në emigrim dhe familjarëve të tyre, me një fokus specifik në ata që vuajnë dënime, duke përfshirë edhe transferimet e vuajtjes së dënimit në vend, janë në thelb të memorandaumit të bashkëpunimit me Ministrisë së Diaspores, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryqit të Kuq Shqiptar. Ministrja Etilda Gjonaj, ka vlerësuar se politikat janë të drejtuara drejt rehabilitimin e qytetarëve të cilët vuajnë dënimet jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit. “Ministria e Drejtësisë shpreh vullnetin e saj institucional si dhe mbetet e angazhuar maksimalisht në nismen e re të ndërmarrë bashkarisht me ministrin e Shtetit për Diasporen dhe kryqin e kuq me qëllim për tju ardhur në ndihmë familjeve për rivendosjen e kontakteve me të afërmit e tyre dhe për atë kategori individësh në burgjet e tjera evropiane apo të vendeve të ballkanit. Ne sot po kujdesemi jo vetëm për të drejtat dhe liritë themelore të të burgosurve brenda territorit të vendit por po vendosim ura komunikimi dhe po ofrojmë mundësi edhe për ata të dënuar apo të paraburgosur të cilët ndodhen në vendet e tjera europiane. Ky memorandum është shembulli konkret i bashkpunimit të gjithshëm për ti dhënë zgjidhje dhe shpresë, për të bërë vuajtjet më të lehta, për ti sjellë njerëzit më afër aty ku kanalet e komunikimit janë shkëputur”. Ministri i Shtetit Pandeli Majko, duke qënë edhe inisiator i këtij bashkëpunimi mes institucionesh ka vlerësuar se aspekti human është baza e ndërmarrjes së tij. Ndërsa nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar është vlerësuar se lidhjet me 191 shoqata të Kryqit të Kuq dhe Gjysëm hënës së Kuqe do të mundësojnë shkëmbim informacioni e lehtësojnë kërkimin.

Sicred