KRYEFAQJA » LAJME » Memaliaj, një i ndaluar për kanabis dhe armatime
Tepelenë, ndalohen babë e bir, ju sekuestrohen 655 kg kanabis

Memaliaj, një i ndaluar për kanabis dhe armatime

517 kg kanabis sativa dhe 1 440 fishekë, u sekuestruan nga policia e qarkut Gjirokaster në fshatin  Zhapokikë të Memaliajt. Operacioni i koduar “Bishanaj”, u finalizua mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Neim Bishani dispononte lëndë narkotike në banesën e tij.  Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë dhe në afërsi të saj u gjetën 60 thasë me  Cannabis Sattiva si dhe 1 440 copë fishekë luftarakë me peshe totale 517 kg. Efektivët blu ndaluan shtetasin Neim Bishani, 54 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Ndërsa për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Shpërdorim detyre”  filloi procedimi penal në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Zhapokikë.

Sicred