KRYEFAQJA » LAJME » Memaliaj, flet babai i 43 vjeçarit të vrarë: Nuk e di pse ma vranë djalin!
Memaliaj, flet babai i 43 vjeçarit të vrarë: Nuk e di pse ma vranë djalin!

Memaliaj, flet babai i 43 vjeçarit të vrarë: Nuk e di pse ma vranë djalin!

Një ditë pas vrasjes së 43-vjecarit Alket Muho në fshatin Rabie në Memaliaj, babai i tij, Gjolek Muho i tronditur shprehet se ende nuk e di se cili është shkaku që djali i tij u vra. Në një prononcim, babai mohon të ketë patur konflikte me të tjerë dhe kërkon nga shteti kapjen e autorëve. “Nuk kam ndonjë dyshim pse mund të ketë ndodhur vrasja e djalit. Nuk kishim konflikte të hapura që mund të na sillte këtë fatkeqësi. I bej apel shtetit të gjendet autori. Djalin ma kane vrare me dy armë, me çifte dhe me automatik. Kanë qëlluar me automatik njëherë dhe pastaj me çifte tek koka” thotë babai.
Sipas burimeve, ekzekutimi i 43 vjecarit ka lidhje me një kontroll që policia ka ushtruar në datën 4 shtator në fshatin Gllavë, fshati më i afërt me atë të viktimës, ku zbuloi dhe shkatërroi një parcelë hashashi. Dyshohet se 43-vjeçari i ka treguar policisë për hashashin që kultivohej në këtë fshat. Gjithmonë sipas burimeve tepër të rezervuara, vrasja e Muhajt dyshohet të jetë vepër e pronarëve të drogës së kultivuar.