KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Melburn, një makinë godet këmbësorët

Melburn, një makinë godet këmbësorët

Dy persona janë vënë nën pranga në Australi pasi një makinë mësyu drejt një turme këmbësorësh, duke plagosur të paktën më shumë se dhjetë persona në Melburn. Makina u përplasë me një numër komësorësh në një kryqëzim në Flinders Strit. Katërmbëdhjetë persona u plagosën dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Një fëmijë i moshës parashkollore ka marrë plagë të rënda në kokë. Policia bëri të ditur se akti kishte qenë i qëllimshëm, por gjithashtu shtoi se ishte shumë herët për të arritur në përfundimin nëse kishte lidhje me terrorizmin. Në pranga u vu shoferi i makinës dhe një person tjetër. “Motivet nuk janë akoma të ditura” u shpreh për mediat shefi i policisë së Melburnit. Dëshmitarët nga vendngjarja bënë të ditur se nga drejtuesi i makinës nuk pati asnjë përpjekje për të frenuar dhe se i gjithë incidenti zgjati pesëmbëdhjetë sekonda.
Në muajin janar, gjashtë persona humbën jetën pasi një person mësyu drejt këmbësoreve në Burk Street po në Melburn. Pas kësaj, policia installoi blloqe betoni në disa vende të ndryshme, përfshi edhe Flinders Street, për të parandaluar sulmet me automjete.

Sicred