KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Melania Trump zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë

Melania Trump zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë

Melania Trump dhe i biri, Barron, janë transferuar për në Shtëpinë e Bardhë, pesë muaj pasi bashkëshorti i saj Donald mori detyrën si President i SHBA-ve. Zonja Trump dhe Barron qëndruan në New York gjatë kësaj periudhë me qëllim që 11-vjeçari të përfundonte shkollën. Vendimi u pa si i çuditshëm nga disa, pasi ajo ishte e para bashkëshorte presidenti në vitet e fundit që nuk u zhvendos menjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Paraardhësja e saj, Michele Obama, madje, u zhvendos edhe më herët në Washington për të vendosur vajzat në shkollën e tyre të re. Sidoqoftë, duket se Zonja e Parë është e kënaqur prej zhvendosjes, duke publikuar në Twitter një fotografi që shënon këtë rast.

 

 

Sicred