KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Melani sfidon presidentin në lidhje me politikat e tij ndaj emigracionit
Melani sfidon presidentin në lidhje me politikat e tij ndaj emigracionit

Melani sfidon presidentin në lidhje me politikat e tij ndaj emigracionit

Melania Trump ka sfiduar sërish bashkëshortin president në lidhje me politikat e tij ndaj emigracionit, duke vizituar të enjten një kamp refugjatësh në Teksas, ku qëndrojnë fëmijët e ndarë nga prindërit. E veshur me një xhaketë ku shkruhej “Unë nuk dua t’ia di. Po ju?” Zonja e parë është ulur në një tryezë me zyrtarë dhe punonjës të kompleksit dhe ka folur qartë: “Si mund t’ju ndihmoj që fëmijët dhe prindërit të bashkohen sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur ajo. Kjo është pa dyshim vizita me profilin më të lartë që zonja Trump bën që pas operacionit në veshka, më 14 Maj. Në tryezën e bisedimeve, Melania ka falenderuar punonjësit për punën që bëjnë me fëmijët, të cilën nuk ka ngurruar ta cilësojë “heroike”. Më pas ajo ka vizituar disa seksione të kampit, ku ka folur me të miturit, të moshave nga 12 në 17 vjeç. Përmes një përkthyesi, zonja e parë është shprehur e nderuar që po takohet me ta, ndërsa i ka ftuar që të tregohen të sjellshëm me njëri-tjetrin. Vizita e Melania në kampin e fëmijëve vjen një ditë pasi presidenti Trump firmosi urdhërin që ndalon ndarjen e fëmijëve, por që ende nuk i jep zgjidhje çështjes.

Sicred