KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksikë: Vritet gazetari i njohur Havier Valdez

Meksikë: Vritet gazetari i njohur Havier Valdez

Ekzekutohet gazetari dhe shkrimtari i famshëm meksikan Havier Valdez. Persona të paidentifikuar hapën zjarr mbi të ndërsa ndodhej në mjetin e tij në qytetin Culiacan të shtetit Sinola në Meksikë pak metra larg redaksisë ku ai punonte prej vitesh, duke e lënë të vdekur në vend. Valdez, 50 vjeç, mori Çmimin e Lirisë Ndërkombëtare për Shtyp nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në vitin 2011 për mbulimin ndaj trafikut të drogës. Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë gjatë këtij viti. Duke folur në promovimin e librit të tij vitin e kaluar, ai tha: “Të jesh gazetar është sikur të jesh në listën e zezë”. Gjatë karrierës së tij që përfshin gati tre dekada, Valdez shkroi gjerësisht mbi trafikimin e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa.

Sicred