KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksikë; Vrasjet e lidhura me drogën
Meksikë, Vrasjet, e lidhura me drogën

Meksikë; Vrasjet e lidhura me drogën

Sipas qeverisë meksikane, në qershor të këtij viti janë vrarë në mbarë vendin mbi 2230 persona në krime të lidhura me drogën, çka është statistika më e rende në 20 vitet e fundit. Nga janari deri në qershor të këtij viti, janë kryer 12,150 vrasje, 31 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shifër është më e lartë se në periudhën e vitit 2011, vit qe deri tani mbante rekondin për numrin e vrasjeve në Meksikë. Meksika është një nga shtetet me kriminalitet tepër të madh. Në shumë qytete të këtij vendi, kontrollin e kanë bandat rivale, të njohura si kartelat e drogës, të cilat njihen për ashpërsinë në vrasjen e rivalëve por edhe të policëve dhe qytetarëve të pafajshëm.

Sicred