KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksikë, rrëzohet avioni, mbijetojnë pasagjerët

Meksikë, rrëzohet avioni, mbijetojnë pasagjerët

Një avion është rrëzuar vetëm pak pas ngritjes në fluturim në shtetin meksikan të Durangos, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë. Autoritetet vendase thonë se, nga 97 udhëtarët në bord dhe 4 pjesëtarët e ekuipazhit, 37 u dërguan në spital, nga ku mësohet se dy persona janë në gjendje kritike për jetën. Emrat dhe kombësitë e pasagjerëve nuk dihen ende.
Operatori i aeroportit, “Grupo Aeroportuario Centro Norte” njoftoi se të dhënat paraprake tregojnë se moti i keq ka qenë shkak i rrëzimit, pasi avioni ishte ngritur në fluturim gjatë një stuhie të fuqishme, përpara se të detyrohej të bënte një ulje emergjente.
Sipas rrëfimit të dëshmitarëve, dhënë për guvernatorin, nga ngjarja pati një zhurmë të fuqishme, përpara se avioni të rrëzohej në tokë rreth orës 16 lokale (22 të mbrëmjes së të martës). Njëri prej pasagjerëve tha për një rrjet televiziv lokal se, në bord u ndie sikur një rrymë e fortë ajri goditi avionin.

Sicred