KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksikë/rrëzohet helikopteri ushtarak

Meksikë/rrëzohet helikopteri ushtarak

Një helikopter ushtarak që transportonte zyrtarë të lartë u rrëzua në Meksikë, duke vrarë të paktën 14 persona, përfshirë edhe fëmijë. Incidenti ka ndodhur ndërsa helikopteri po transportonte zyrtarët për të vlerësuar dëmet e një tërmeti të fuqishëm që goditi jugun e Meksikës. Në helikopter ndodheshin ndër të tjerë, edhe ministri i brendshëm i Meksikës, Alfonso Prida dhe nje Guvernator të cilët u plagosën së bashku me më shumë se 12 njerëz të tjerë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm deklaroi se të dy pësuan vetëm “tronditje të lehta”. Zyrtarët thanë se helikopteri ushtarak u rrëzua mbi disa automjete në një fushë. Dëshmitarët thonë se fshati nuk kishte energji elektrike dhe zona ishte në errësirë kur helikopteri iu afrua tokës. Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto ka lëshuar një deklaratë nëpërmjet mediave sociale. Ai tha se aksidenti ndodhi ndërsa helikopteri po ulej.

Sicred