KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksikë, protesta kundër murit të Trump
meksike protesta

Meksikë, protesta kundër murit të Trump

Mijëra njerëz në qytetin kufitar meksikan Huarez krijuan një gardh njerëzor duke bashkuar duart, në shenjë proteste kundër planeve të presidentit amerikan për të ndërtuar një mur me Meksikën. Në protestën e quajtur Bashkim për popullin, morën pjesë edhe politikanë e studentë, veç qytetarëve të thjeshtë. Protesta synon të krijojë një përgjigje publike ndaj politikave të quajtura të padrejta dhe paragjykuese. Çështja e murit ka tensionuar marredhëniet mes Amerikës dhe Meksikës, sidomos pas deklaratës së presidentit Tramp se muri do të ngrihet dhe Meksika do të detyrohet të paguajë për të.

Sicred