KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksikë, masakër në burgun e Akapulkos
Meksikë, masakër në burgun e Akapulkos

Meksikë, masakër në burgun e Akapulkos

28 të burgosur mbeten të vdekur gjatë një përleshjeje masive mes bandave rivale në burgun Las Kruses në qytetin Akapulko të Meksikës. Viktimat u goditën me armë të ftohta dhe u rrahën deri në vdekje. Incidenti ishte në vazhdën e një grindjeje të përhershme midis grupeve rivale brenda burgut, thanë zyrtarët e sigurisë, të cilët kanë nisur hetimet. Trupat e viktimave u gjeten nëper gjithë njësinë e burgut, përfshirë edhe kuzhinën dhe zonën e vizitave. Akapulco është qyteti më i madh në Guerrero, një nga zonat më të dhunshme të Meksikës dhe qendër e madhe e prodhimit te drogës. Ai konsiderohet si një nga qytetet më vdekjeprurëse të Meksikës. Nga dhjetori 2006 deri në maj të këtij viti, ka pasur rreth 19 mije vrasje, sipas të dhënave të qeverisë.

Sicred