KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksikë, kandidati i së majtës fiton zgjedhjet presidenciale

Meksikë, kandidati i së majtës fiton zgjedhjet presidenciale

Kandidati i së majtës, Andres Manuel Lopez Obrador, i njohur edhe me incialet AMLO,ka fituar, mes shifrave 53% dhe 53,8% të votave, zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan të dielën në Meksikë, sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar Zgjedhor meksikan. Fitorja e ish-kryebashkiakut të Mexico Cityt duket se është vulosur nga dy rivalët e tij, nga partitë e mëdha në vend, që pranuan humbjen dhe i uruan Obradorit presidencë të mbarë. Pas zgjedhjeve dhe në pritje të rezultatit përfundimtar, që tashmë duket i qartë, Obrador përsëriti premtimet e fushatës dhe tha se lufta ndaj korrupsionit dhe fundi i kulturës së pandëshkueshmërisë do të jenë prioritetet e administratës së tij. Ai tha gjithashtu se do të kërkojë miqësi dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, nga ku presidenti Trump e uroi për fitoren. Obrador i dha fund sundimit prej dekadash të dy partive tradicionale “PRI” dhe “PAN”, të cilat ai vete i cilësoi pjesë të së njëjtës mafieje të pushtetit. Zgjedhjet treguan gjithashtu se meksikanët ishin tej mase të pakënaqur me administratën e presidentit në largim, Enrique Pena Nieto, si dhe me të gjithë elitën politike, duke votuar për ndryshimin radikal që premton 64-vjeçari AMLO.

Sicred