KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksika rrit tarifat e eksporteve amerikane

Meksika rrit tarifat e eksporteve amerikane

Meksika ka njoftuar se do të aplikojë tarifa të reja ndaj produkteve amerikane, në kundërpërgjigje të vendimit të Presidentit Donald Tramp për aplikimin e tarifave për importet e çelikut dhe aluminit. Lista meksikane e tarifave përfshin produkte si uiski, djathi celiku, burboni dhe mishi i drerit. Analistët thonë se tarifat synonin të godisnin bastionet e Republikanëve në SHBA, para zgjedhjeve afatmesme që mbahen zakonisht në mes të mandatit të një presidenti, dhe këtë vit zhvillohen në muajin nëntor. Lëvizja ka shqetësuar shumë biznese amerikane, përfshi edhe fermerët e derrave, të cilat tashmë do t’u duhet të paguajnë një tarifë në masën 20 përqind për këmbët dhe shpatullat e derrit që eksportohen në Meksikë. Meksisa është edhe tregu më i madh për eksportuesit amerikanë të mishit të derrit. Produkte të tjera që do të preken nga tarifat meksikanë janë edhe mollët dhe patatet. Disa lloje djathrash dhe burboni do të taksohen me 20 dhe 25 përqind. Me 25 përqind do të taksohen edhe disa produkte amerikane të celikut. Presdienti amerikan Donald Tramp vendosi tarifa në masën 25 përqind për çelikun dhe 10 përqind për aluminin që importohet nga Meksika, Kanadaja dhe Bashkimi Europian, të gjithë këta aleatë kyç të SHBA-ve.

Sicred