KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksika ju ul kokën kampionëve të botës
Meksika ju ul kokën kampionëve të botës

Meksika ju ul kokën kampionëve të botës

Gjermania e Joakim Lëvit u përpoq shumë gjatë 45 minutave të dyta, por nuk arriti të barazonte e jo më të fitonte ndaj Meksikës. Goli i shkëlqyer i Lozanos në minutën e 35 të pjesës së parë qëndroi në fuqi dhe takimi u mbyll 1-0 për ekipin meksikan.  Kampionët e botës dolën kokëulur nga fusha, ndonëse djersitën pa mase, ndërsa meksikanët festonin në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Rezultati i takimit të parë grupin F po konsiderohet si më i paprituri deri tani në këtë botëror.

Hirving Lozano u shpall lojtari i takimit. Meksika qëndron pas fitores në krye të grupit F me 3 pikë ndërsa Gjermania 0. Nesër pritet me interes takimi Suedi-Kore e Jugut.

RTSH po i sjell të gjitha takimet e “Rusi 2018” pa pagesë në valë digjitale në kanalet RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT si dhe në live stream brenda territorin shqiptar. Për të apasionuarit është edhe aplikacioni RTSH Tani në telefonat celularë.

Para Mbrapa
t
Para Mbrapa

 

Sicred