KRYEFAQJA » LAJME » Bota » MekMaster: SHBA-të dhe kërcënimi i konfliktit të armatosur me Korenë e Veriut
MekMaster, SHBA-të, dhe kërcënimi i konfliktit të armatosur, me Korenë e Veriut

MekMaster: SHBA-të dhe kërcënimi i konfliktit të armatosur me Korenë e Veriut

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, HR MekMaster është shprehur se SHBA-të janë në një garë për adresimin e kërcënimit nga Korea e Veriut. Potenciali për luftë po rritet çdo ditë, por konflikti i armatosur nuk është e vetmja zgjidhje, u shpreh ai gjatë një forumi për politikat e mbrojtjes. – Ka mënyra për t’iu adresuar këtij problemi, përvec konfliktit të armatosur, por është një garë pasi ai po afrohet gjithmonë e më shumë dhe nuk ka shumë kohë, – u shpreh zoti Mekmaster duke iu referuar liderit korenao verior Kim Jong Un. Komentet e këshilltarit MekMaster erdhën pesë ditë pasi Korea e Veriut ndërmorri testin balistik ndërkontinental, duke sfiduar kështu rezolutat e OKB-së. Para se të rrëzohej në ujërat japoneze, raketa e fundit fluturoi më lart se ato të testuara më parë. Tensionet janë përshkallëzuar gjatë muajve të fundit në lidhje me aktivitetet e veriut për zhvillimin e programit të tij raketor dhe bërthamor, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtarëe marrë ndaj këtij vendi komunist. Peniani ndërmorri testin e tij të parë bërthamor në shtator të këtij viti. Mediat e huaja raportojnë se Pentagoni po kërkon të zbarkojë mbrojtje shtesë në bregun perëndimor të Amerikës, pas pretendimeve të Koresë së Veriut se raketa e saj e fundit ishte e aftë të godiste të gjithë pjesën kontinentale të SHBA-ve.

Sicred