KRYEFAQJA » LAJME » MEKLISH: SKUADRA DHA MAKSIMUNIN E MUNDËSIVE

MEKLISH: SKUADRA DHA MAKSIMUNIN E MUNDËSIVE

Kishte qenë nën presion dhe ishte diskutuar madje edhe shkarkimi i tij, por fitorja me Shqipërinë duket se e ka çliruar trajnerin Aleks MekLish,  i cili është shprehur i kënaqur me atë që skuadra e tij ka dhënë ndaj kuqezinjve.

“Ne ndërtuam shumë raste për shënim, por e dinim që, me kalimin e kohës, presioni mbi ne do të rritej, dhe Shqipëria u kthye në lojë dhe pati një apo dy raste për të na vënë në rrezik, por bëmë në një paraqitje të mirë në mbrojtje në disa raste dhe, në fund, unë mendoj që në përgjithësi patëm shumë raste për shënim dhe jam shumë i kënaqur me shpejtësinë e lojtarëve të mi në këtë ndeshje. Përpjekjet dhe qasja e tyre në këtë ndeshje ishin shumë të mira dhe ne e merituam fitoren.”

Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar pas ndeshjes në “Hempden Park”, ai vlerësoi edhe kundërshtarin.

“Jo, ne e respektojmë Shqipërinë dhe u thashë lojtarëve të mi që respekti më i madh që mund t’i bëjmë asaj është duke luajtur në nivelin tonë më të lartë dhe besojmë se ne luajtë në nivelin më të lartë të mundësive tona. Ne gjithmonë të synojmë për më tepër, por lojtarët e mi luajtën fort dhe e bënë shumë të vështirë për Shqipërinë që të dilte në lojën e saj. Ishte një paraqitje mjaft pozitive dhe në sulm për ne, por prapëseprapë ne e respektojmë Shqipërinë.”

Skocia e nisi Ligën e Kombeve me një fitore 2-0 ndaj Shqipërisë dhe mban vendin e parë në renditjes së grupit të parë të Ligës C të Ligës së Kombeve, falë një golaverazhi më të mirë sesa kuqezinjtë, ndërsa Izraeli mban vendin e fundit.