KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mei: Trampi më këshilloi të padis Bashkimin Europian!

Mei: Trampi më këshilloi të padis Bashkimin Europian!

Donald Tramp e ka këshilluar Tereza Mein të ngrejë padi ndaj Bashkimit Europian, në vend që të negociojë me të për Breksit. Kjo u bë e ditur nga vetë kryeministrja britanike gjatë një interviste për rrjetin BBC. Gjatë një konferece të përbashkët për shtyp të premten që lamë pas, presidenti amerikan tha se ai i kishte dhënë kryeministres Mei një sugjerim që ajo e kishte konsideruar si shumë brutal. E pyetur nga gazetari i BBC Endrju Marr se çfarë ishte ky sugjerim, Mei u përgjigj: “Më tha se duhet të padis Bashkimin Europian dhe të mos vijoj me negociatat”. Zonja Mei qeshi për sugjerimin e presidentit amerikan, duke theksuar se do të vijonte negociatat, por gjithashtu shtoi: “Eshtë interesant fakti që gjatë konferencës për shtyp, presidenti gjithashtu tha “mos u largoni”. “Mos u largoni nga negociatat sepse do të ngecni pastaj. Prandaj, dua që të ulemi dhe të negociojmë marrëveshjen më të mirë të mudshme për Britaninë” theksoi kryeministrja britanike.
Mei mbrojti planin e saj për daljen e vendit nga blloku europian dhe u kërkoi kritikëve të saj ta mbështesin atë. Sipas kryeministres britanike, ky plan do ta lejojë Britaninë e Madhe të arrijë marrëveshje tregtare me kombe të tjera, t’i japë fund lëvizjes së lirë të njerëzve dhe jurisdiksionit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Ky plan gjithashtu mbështet lidhje të ngushta me Bashkimin Europian për tregtinë e mallrave, por jo për shërbimet.

Sicred