KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mei pret Makron
Mei pret Makron

Mei pret Makron

Theresa Mei ka folur me elozhe për marrëdhënien e fortë dhe të thellë mes Francës dhe Britanisë së Madhe ndërsa presidenti Emmanuel Makron nisi vizitën e parë të tij në Britani. Kryeministrja tha se të dy liderët mbeten të angazhuar për marrëveshjen kufitare në Kale. Presidenti francez tha se një marrëveshje e re do të përshpejtonte procesimin e emigrantëve të rritur dhe atyre fëmijë në Kale. Kjo vjen ndërsa Britania e Madhe njoftoi për 44.5 milionë paund shtesë për rritjen e sigurisë në kanalin e La Manshit. Paratë do të shpenzohen për rrethimin, kamerat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit me rreze infra të kuqe në Kale dhe pika të tjera kufitare. Kryeministrja britanike foli në frëngjisht gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, duke i uruar mirëseardhjen Macron dhe veçoi marrëdhënien unikale mes dy prej demokracive më të vjetra dhe më të mëdha të botës. Takimi mes Mei dhe Makron në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Berkshajer, u shoqërua edhe me një takim të parë mes agjensive britanike dhe franceze të inteligjencës, me praninë edhe të ministrave të kabineteve respektive.

Sicred