KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mei në Estoni: Jemi të angazhuar pa kushte për të garantuar sigurinë e Europës
Mei në Estoni: Jemi të angazhuar pa kushte për të garantuar sigurinë e Europës

Mei në Estoni: Jemi të angazhuar pa kushte për të garantuar sigurinë e Europës

Britania e Madhe qëndron e angazhuar për garantimin e mbrojtjes dhe sigurisë në Europë. Duke vizituar trupat britanike të stacionuara në një bazë të NATOs në veri të Estonisë, Kryeministrja Britanike, Tereza Mei, u shpreh se shpresonte të ndërtonte një partnership të ri sigurie me Brukselin, duke ofruar ekspertizën britanike në luftën kundër kërcënimeve kibernetike. “Ndërsa po largohemi nga Bashkimi Europian, dua të bëj të qartë se jemi të angazhuar pa kushte për të garantuar sigurinë e Europës. Agresioni i Rusisë përfaqëson një rrezik në rritje për miqtë tanë në Estoni, por edhe në Letoni, Lituani dhe Poloni, dhe përgjigjia jonë duhet të jetë e qartë, “ u shpreh Tereza Mei, në një fjalim të mbajtur para trupave.
Rreth 800 trupa britanike, së bashku me forcat franceze dhe estoneze, janë të stacionuar në Tapa të Estonisë që nga muaji prill, si pjesë e përpjekjeve të NATOs për të ri-siguruar kombet e Europës Lindore të frikësuara nga Rusia.
Presidenti Francez Emmanuel Makron, dhe kryeministri estonez Juri Ratas, iu bashkuan kryeministres britanike gjatë vizitës që ajo zhvilloi atje.

Sicred