KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mei i përgjigjet gazetarëve: “Nuk jam nga ata që heqin dorë”

Mei i përgjigjet gazetarëve: “Nuk jam nga ata që heqin dorë”

Tereza Mei është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e saj si kryeministre e britanisë duke thënë : “Unë nuk jam nga ato që heqin dorë”. Duke folur pak para se të zbriste në tokën kineze, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Mei nuk iu kundërpërgjij kritikave që disa deputetë kanë ngritur ndaj saj, por theksoi se para së gjithash, ajo po i shërbente vendit dhe partisë së saj. Kryeministrja Britanike ka qenë një shenjestër të kritikave që kanë ardhur nga fronte të ndryshme së fundmi. Disa anëtarë të partisë së saj konservatore kanë shprehur shqetësimin se ajo mund të ketë planifikuar të lëshonte më shumë seç duhet gjatë negociatave për një marrëveshje me bashkimin europian. Në lidhje me këtë të fundit, zonja Mei u tha gazetarëve se puna e qeverisë ishte të siguronte marrëveshjen më të mirë të mundshme për Breksit, të siguronte që Britania të rimerrte kontrollin e parave të saj, ligjeve të saj, dhe kufinjve të saj si dhe që të nënshkruheshin marrëveshje tregtie me pjesën tjetër të botës. E pyetur nëse do të luftonte për të mbajtur postin nëse deputetët do të kërkonin një mocion mosbesimi për të, zonja Mei u shpreh se kjo ishte diçka hipotetike. – Jemi në qeveri. Zgjedhjet e ardhshme mbahen në vitin 2022. Tani po bëjmë punën që populli britanik kërkon nga qeveria e tij, – tha ajo.

Sicred