KRYEFAQJA » LAJME » Mëhilli e Tola dy kuqezinjtë e olimpiades
“Pjongçeng 2018”, finalizohen oraret e garuesve kuqezi

Mëhilli e Tola dy kuqezinjtë e olimpiades

Shqipëria për herë të katërt do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Pas Torino 2006, Vankuver 2010 dhe Soçi 2014 edhe këtë radhë sporti shqiptar do të përfaqësohet me sportin e skive në Pjonçeng 2018. Përfaqësuesit kuqezinj në këtë olimpiadë do të jenë Suela Mëhilli dhe Erjon Tola, të cilët u kualifikuan me normën B dhe do të garojnë përkatësisht në disiplinën e Skive alpine. Eda Çaushi, koordinatore marketingu në Komitetin Olimpik Shqiptar sqaron për RTSH se megjithë dëshirën për t’u përfaqësuar me tre sportistë në këtë veprimtari ndërkombëtare, Marsel Biçoku nuk arriti të kapë normën dhe të kualifikohej. Të dy skiatorët tanë do të garojnë në slalomin gjigant dhe atë special. Përkatësisht, Suela Mëhilli në datat 12 dhe 14 shkurt në orën 10.15, ndërsa Erjon Tola në 18 dhe 22 shkurt ora 10.15. Në datën 2 shkurt delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Pjongçeng 2018 do të pritet nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për të marrë edhe flamurin.

Sicred