KRYEFAQJA » LAJME » Megaoperacioni – 2.3 ton marijuanë në Itali, arrestohet 1 shqiptar
2.5 ton droge ne itali

Megaoperacioni – 2.3 ton marijuanë në Itali, arrestohet 1 shqiptar

Një megaoperacion antidrogë në Itali ka çuar në sekuestrimin e 2.3 tonë marijuanë në zonën e San Benedetos. Ndërsa janë arrestuar dy pritësit, njëri shqiptar dhe tjetri shtetas italian. Operacioni u zhvillua gjatë natës nga Guarda de Financa e komandës së San Benedetto del Tronto. Një gomone oqeanike ka mundur ti shkarkojë ngarkesën e madhe me drogë, në bregdet dhe më pas është larguar në ujrat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekies disa orëshe të skuadrave të GdF. Ajo ka humbur gjurmët në ujrat mes Kroacisë e Malit të Zi, informon policia e shtetit shqiptar e cila konfirmon sekuestrimin e drogës. “Skuadrat e GdF në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos sekuestruan lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë. Personat e arrestuar janë, një italian 63 vjeç i identifikuar dhe një shqiptar 24 vjeç, i identifikuar rezident në Itali. Ata janë kapur mbrëmë në bordin e një furgoni që po udhëtonte drejt bregdetit verior të lumit Tronto. Ndërhyrja e menjëhershme e Guardia di Financa çoi në gjetjen e 40 pakove të mëdha që përmbanin marijuanën.
Në të njëjtën kohë, trupat e njësive detare kanë nisur menjëherë kontrollin e porteve të San Benedetto del Tronto dhe Ankonës, ku kanë gjetur edhe 73 pako të hedhura jashtë bordit nga trafikantët, informojnë mediat italiane. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në këtë zonë.

Sicred